Teknologji dhe Inovacion

Samsung bëhet gjiganti i parë i teknologjisë që lançon një unazë inteligjente

Samsung ka lancuar një pajisje që shpreson të joshë dashamirësit e teknologjisë por edhe të palestrës dhe stilit të shëndetshëm të jetesës.

Quhet Galaxy Ring dhe është pajisja e fundit në grupin e pajisjeve që janë ndërtuar me inteligjencë artificiale.

Unazat inteligjente, të cilat përdorin sensorë të vegjël për të monitoruar metrika të ndryshme shëndetësore, deri më tani kanë qenë një produkt i veçantë dhe pak i përdorur, gjë që synon ta ndryshojë Samsung.

Ben Ëood, analist, thotë se zgjedhja e produktit është një "bast interesant" për Samsung, me kompaninë e tij që vlerëson se do të ketë një treg global total prej rreth katër milionë unazash inteligjente në vitin 2025.

Të tjerë sugjerojnë se Samsung mund të ndihmojë në bërjen e unazave inteligjente më të zakonshme.

"Për shumicën e konsumatorëve, unaza inteligjente nga Samsung do të jetë kontakti i parë që ata do të kenë në unazën inteligjente dhe ky ndërgjegjësim i lartë bën një ndryshim të madh në planin afatgjatë," thotë Francisco Jeronimo, analist për firmën e kërkimit të tregut IDC.

James Kitto, nënkryetar dhe kreu i divizionit celular të Samsung në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë, e paralajmëroi këtë si një moment të madh për kompaninë.

Unazat inteligjente mund të gjurmojnë treguesit e shëndetit si rrahjet e zemrës, gjumin dhe ciklin menstrual.

Tregu aktualisht dominohet nga firma finlandeze e teknologjisë shëndetësore, Oura.

Vitet e fundit, unazat janë bërë një element kryesor i teknologjisë për personat që mundohen të kenë një stil jete të shëndetshëm.

Me madhësinë e tyre të vogël dhe pamjen më të hijshme, analistët thonë se mund të bëhen pasardhës i orëve inteligjente si Apple Watch dhe Google Pixel Watch.

Kitto e përshkroi unazën Galaxy të Samsung si "produktin më të vogël dhe më diskret deri më tani, duke ofruar monitorim të saktë të shëndetit, mirëqenies dhe gjumit 24/7".

Orat inteligjente zakonisht kanë më shumë sensorë sesa unaza inteligjente, duke u mundësuar personave të kenë akses dhe të ofrojnë një gamë më të gjerë të të dhënave shëndetësore.

Por unazat inteligjente "më pak ndërhyrëse" mund të ofrojnë një alternativë të përshtatshme, të rehatshme dhe me stil për ata që nuk duan të mbajnë një orë inteligjente të madhe, veçanërisht gjatë natës për të ndjekur modelet e tyre të gjumit.

Pajisja funksionon me telefonat inteligjentë Galaxy të Samsung.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë