Politike

Samiti i Tiranës/ Vuçiç e konfirmon: Do kishte dëm për Serbinë nëse s’do merrja pjesë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka vendosur që të marrë pjesë në samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që do të zhvillohet në Tiranë dhe është nisur drejt kryeqytetit shqiptar.

Vuçiç pret që të ketë ndonjë përfitim nga qëndrimi i tij në Tiranë, teksa shtoi se nëse nuk do merrte pjesë, do të kishte një dëm të madh për vendin, sipas mediave serbe.

“Aty ka gjëra të mira për qytetarët tanë, do të kemi diskutime të mira për këtë dhe për shkak të 165 milionëve eurove që do të marrim për energjinë. Është e vështirë për mua kur është fjala për Kosovën të kuptoj gjuhën e të dy palëve dhe nuk kemi bërë asgjë në të njëjtën kohë, më ka shkaktuar zemërim, inat dhe shpresoj të mos jenë të inatosur”, tha ai.

Vuçiç tha se vendimin e ka diskutuar me të gjithë bashkëpunëtorët e tij, ministrin e Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, kryeministren Ana Bërnabiç dhe me miq, presidentë të disa shteteve dhe kryeministra.

I pyetur se çfarë priste nga samiti, ai theksoi se kishte planifikuar takime të veçanta dypalëshe me kryeministrin holandez dhe atë belg.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë