Politike

Samiti i NATO-s, Rama takohet me Rutte-n: Folëm për Ballkanin

Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama shpërndau në profilin e tij në Facebook foto nga takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Hagë, ku do të zhvillohet samiti i aleancës.

Rama shkroi se me Rutten ka folur për angazhimet e Samitit, Ballkanin Perëndimor, investimin madhor për Portin e Ri të Durrësit, ku NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak, e po ashtu edhe për përgatitjet e Samitit 2027 në Tiranë.

Sipas agjendës, prioritet është rritja e shpenzimeve për mbrojtjen për të përmbushur kërkesën amerikane për arritjen e kuotës 5 për qind.

Raportohet se të gjitha shtetet e kanë pranuar në parim, përveç Spanjës që e konsideron të paarritshëm këtë kuotë. Natyrisht që situata në Lindjen e Mesme pritet që të jetë një pikë diskutimi, pas ndërhyrjes së Shteteve të Bashkuara, fillimisht me sulmin ndaj Iranit dhe më pas me negocimin e armëpushimit. Gjithashtu do të flitet për mbështetjen e Ukrainës në rezistencën që po i bën përpjekjes së Rusisë për pushtim.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, në fjalimin e tij para nisjes së punimeve të samiti, shprehu mbështetjen e tij për veprimet e presidentit amerikan, Donald Trump.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë