Politike

Samiti i Komunitetit Politik Europian/ Rama bisedë në Londër me Mitsotakis dhe Michel

Kryeministri Edi Rama zhvilloi të enjten në Londër një bisedë me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel dhe kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.

Ministrja Spiropali ndau disa foto në rrjetet sociale, bisedë që u zhvillua në Blenheim Palace, Mbretëria e Bashkuar, në prag të Samitit të Komunitetit Politik Europian.

Kreu i qeverisë shoqërohej nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe ministren e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni.

Më herët, kryeministri Rama u prit nga kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer në Oxford.

Në këtë samit është organizuar një pritje për liderët nga Mbreti Çarlsi III dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.

Gjithashtu, do të organizohen edhe dy tryeza të rrumbullakëta: një për emigracionin e paligjshëm që do të bashkëdrejtohet nga Xhorxha Meloni (Giorgia) dhe kryeministri Rama; një tjetër për mbrojtjen dhe sigurimin e demokracisë, që do të bashkëkryesohet nga presidenti Sharl Mishel (Charles Michel) dhe presidenti malazez Jakov Milatoviç.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë