Nga Gazeta ‘SI’ – Në ditët e Samitit Europian në Tiranë, 15-16 maj pritet trafik i rënduar në kryeqytet dhe për këtë, Aeroporti i Tiranës ka dalë me një njoftim.
TIA njofton pasagjerët që do të udhëtojnë këto dy ditë me linja ajrore, të paraqiten 3 orë para fluturimit.
Qeveria ka vendosur që 15 dhe 16 maji të jenë ditë pushimi për administratën dhe shkollat, në qarkun e Tiranës dhe qytetin e Krujës.
“Njoftim i rëndësishëm për pasagjerët: Më 15 dhe 16 maj Tirana do të presë samitin e komunitetit Politik Europian me pjesëmarrjen e liderëve nga gjithë Europa. Për shkak të masave të sigurisë dhe bllokimeve të rrugëve priten vonesa dhe trafik i rënduar. Pasagjerët q ë udhëtojnë në këto data këshillohen të planifikojnë paraprakisht dhe të paraqiten 3 orë para fluturimit”, thuhet në njoftimin e aeroportit “Nënë Tereza”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.