Politike

Salianji tek ‘TIMS’: Rama s’përgjigjet, i zënë të mbyllë hallet në Itali. SHISH, informacion për tu tallur

Kryetari i Komisionit Hetimor për sistemin TIMS, Ervin Salianji, ka deklaruar se  janë tre institucione që nuk kanë kthyer përgjigje të kërkesave për informacion ndërsa ka ironizuar edhe përgjigjen e SJHISH.

“nuk ka marrë mundimin të përgjigjet Kryeministria, mbase kanë pasur punë të mbyllin problemet në Itali, ministria e Brendshme dhe Prokuroria e Tiranës. Ka kthyer përgjigje Shërbimi Informativ. Dokumentet me të cilat do të njihemi janë sekret hetimor ndaj do të plotësojmë formularët për tu pajisur me certifikatë sigurie. I keqardhur që një institucion që duhet të jetë ndër më të rëndësishme, si SHISH, përdoret dhe sjell përgjigje për tu tallur me publikun. Ka qëllime të tjera tani mesa duket. Me nisjen e punës së këtij komisioni një drejtues institucioni është larguar, nuk do të them është bërë dëshmori i parë”, tha ai.

“Ky ankthi ynë nëse ka mbërritur posta kryeministrore apo jo, është edhe i pajustifikueshëm edhe i pashpjegueshëm. Nëse ju doni patjetër që Kryeministri t’iu sjelli një letër që ta lexoni për të bërë lajmin e ditës, nuk është ky qëllimi i komisionit. Rama ka një traditë të suksesshme në zbatim të ligjit përkundrejt komisioneve hetimore, ndryshe nga kryeministrat e forcës tuaj politike që komisioneve hetimore, organeve të drejtësisë që u fshihen tërë jetën e tyre. Rrini të qetë se kryeministri do u përgjigjet, e di që nuk rrini dot pa marrë një kartolinë nga kryeministri. E doni atë, nuk rrini dot pa e marrë. Çështja është a janë ekspertët gati për të propozuar planin e hetimit. Nuk janë gati për dy arsye, se s’kanë grumbulluar akoma informacionin. Nuk mund të shqyrtojnë sot sekretin hetimor, duhet të pajisen me certifikatën e sigurisë. Nëse na mblidhni këtu që të bëjmë batutën dhe lajmin e ditës nuk është kjo puna e komisionit”, tha Gogu.

“E vlerësoj që pranoi se kryeministri do vijë. Ne këtë presim që të vijë dhe të japë përgjigje. Nuk ka asnjë problem, do vijë për të zbatuar ligjin. Ligji të detyron që kur kë informacion dhe ta kërkon hetimi parlamentar padyshim që do vijë të japë përgjigje”, iu përgjigj Salianji.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë