Politike

Salianji: Të dhënat e sistemit TIMS janë hakeruar dhe gjenden online. Bardhi: Janë ndryshuar të dhënat

Kryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar për sistemin TIMS, Ervin Salianji, tha se është njohur me të dhëna befasuese nga dëshmitë me dyer të mbyllura tw drejtuesve të lartë të Policisë dhe ministrit të Brendshëm, Taulant Balla.

“Jo vetëm që jam befasuar  por jam llahtarisur nga mali i paligjshmërie që kemi zbuluar qoftë nga pyetja e dëshmitarëve qoftë nga ballafaqimi me dokumentet.

Përjashto dëshminë e personit nën arrest shtëpie, dy të tjerat nuk kishin asgjë që klasifikohen si sekret shtetëror.

Nuk kishte fare informacione të klasifikuara. E them me përgjegjësi, në diskutim 6 orë me drejtorin e policisë nuk gjej asnjë element që përbën sekret shtetëror, janë publike.

Emërimet e reja në policisë së shtetit, janë bërë në një formë të paimagjinueshme. Kanë aplikuar përpara se të krijoheshin funksionet. Drejtuesit e rinj kanë filluar punë përpara se të merrnin emërimet.

Përgjigja në shumë raste ishte që “janë gabime njerëzor”. Ky hetim ka zbuluar anë të errëta në sistemin TIMS.

Për aq sa më lejohet, ju them me bindje se na u konfirmua që ka pasur ndërhyrje dhe që sistemi TIMS gjendet online për shkak të hakërimit ndodhet në një web të caktuar online dhe të dhënat e qytetarëve janë aty.

Kemi kërkuar mbledhje urgjente sepse jemi në kushtet e cenimit të rëndë të sigurisë kombëtare.

Në sistemin TIMS ka pasur persona që ka pasur akses në mënyrë të paautorizuar dhe persona që pavarësisht se futnin dokumentet në sistem, për personat në kërkim sistemi nuk i nxirrte, ngre dyshime se janë përdorur nga persona me rekorde kriminale.

Na u tha që të dhënat e këtij sistemi janë hakëruar dhe na kanë thënë që janë online. Kjo është e gjithë logjika skandaloze e gjithë kësaj çështje. Sistemet e policisë së shtetit sensitive janë në duar të pasigurta dhe të paautorizuara”, tha Salianji.

“Ajo që ka thënë opozita, që sistemi TIMS keqpërdoret duke fshirë, plotësuar, e shtuar dhe ndryshuar të dhëna për llogari të krimit të organizuar, është konfirmuar dje në komisionin e TIMS”, tha deputeti tjetër Gazment Bardhi


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë