Deputeti i PD-së, Ervin Salianji tha për mediat pas daljes më herët nga mbledhja e grupit parlamentar demokrat se dorëheqja e Bashës është e mirëpritur por shtoi se shpresonte që akti i tiij të mos ishte një truk.
“Siç jeni në dijeni një pjesë dërrmuese e grupit parlamentar nuk ka qenë për shkak të njoftimit me vonesë të mbledhjes. Këshilli Kombëtar do të ishte organi i plotë, që i përfshin të tëra grupet.
Dorëheqja ishte një akti mirëpritur, por i vonuar. I siguroj demokratët që ne si deputetët do të jemi këtu për të siguruara që rruga e PD-së të jetë një rrugë drejt bashkimit, ripërtëritjes dhe bërjes konkurruese.
Shpresoj që ky akt të mos jetë një truk dhe të kemi mundësi reale që Partia Demokratike të mos ripengohet përmes trukeve të ndryshme për të sjellë më pas të njëjtin përfundim”, u shpreh Salianji.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.