Nga Gazeta ‘Si’- Demokrati Ervin Salianji, para nisjes së mbledhjes së kryesisë së PD, ndryshe nga Sali Berisha është shprehur për gazetarët se rruga e duhur janë revoltat, jo foltoret para Kryeministrisë.
Ai theksoi se aktiviteti i ditëve të ardhshme duhet të fokusohet në mobilizimin e qytetarëve për të shprehur pakënaqësitë e tyre përmes protestave të strukturuara. Salianji shtoi se shpreson që ky të jetë dhe vendimi i Kryesisë së Partisë Demokratike.
“Është momenti që të fokusohemi tek protesta, tek revolta, përballja me qeverinë, te dëgjesa e çdo shqetësimi qytetar. Nëse nuk jemi të aftë t’i përkthejmë në energji shqetësimet e demokratëve, do ta kemi të vështirë siç po e kemi për të bërë protesta.
Rruga e duhur janë revoltat, jo foltoret para Kryeministrisë. Shpresoj që kjo të jetë vendimmarrja e kryesisë i kam thënë në çdo mbledhje e do i them sërish. Kam qenë në çdo protestë dhe i jam nënshtruar vendimmarrjes së partisë‘-shprehet Salianji.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




