Nga Gazeta 'SI'- Ervin Salianji ka reaguar sërish nga burgu i Fierit përmes një postimi në rrjetin social, pas mbledhjes së seancës plenare ku u njoftua heqja e mandatit të tij, pas dënimit nga Gjykata e Apelit me 1 vit burg për kallëzim të rremë.
Në reagimin e tij Salianji thekson se sot mazhoranca vendosi të fshijë emrin e tij në Kuvend, dhe t’i heqë mandatin e dhënë nga qytetarët e Korçës.
Postimi i plotë:
Sot me vendimin politik të Edi Ramës, socialistët vendosin ta fshijnë emrin tim nga rradhët e opozitës në Parlament, duke hequr mandatin e dhënë nga qytetarët e Korçës!
Jam krenar që në çdo ditë të ekzistencës time politike i kam shërbyer vetëm interesit të qytetarëve! Edhe nga burgu politik do të vazhdoj të jem tmerri i atyre që mendojnë se me izolimin tim do të më mbyllin gojën.
Asgjë nuk më ndal! Beteja politike vazhdon!
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.