Politike

Salianji për Kuvendin e Bashës: Është pro-qeveritar dhe anti-opozitar

Ervin Salianji e ka cilësuar si pro-qeveritar dhe anti-opozitë Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike të drejtuar nga Lulzim Basha.

“Sesioni i ri po nis me dy lëvizje për ruajtjen e status-quo politike, të dyja lëvizjet për mosndryshim duke dëmtuar interesat e qytetarëve! Eventet e organizuara nga formacione pro-qeveritare dhe anti opozitë si kjo sot apo Asambleja e datës 4 kanë të njëjtën valencë dhe të njëjtat qëllime! Opozita e ka domosdoshmeri koordinimin, bashkimin, ristrukturimin dhe rikonceptimim e saj! Jam i bindur që do ta realizojë si domosdoshmëri për Shqipërinë!“, shkruan Salianji.
Ndërsa në një postim në Facebook, ai shton: „Shqipëria ka nevojë për opozitën e vërtetë, bashkimin dhe njerëzit e pakompromentuar nga pushteti. Unë kam besim se do ia dalim!“


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë