Politike

Salianji në SHBA: E domosdoshme balanca mes pushteteve

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji mori pjesë në konferencën botërore për antikorrupsion në Atlanta, SHBA.

Përmes një video në faqen e tij Facebook, Salianji shprehet se lufta kundër korrupsionit është jetike për një vend si Shqipëria.

“Në Atlanta, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Është e domosdoshme për çdo vend që të ketë kontroll dhe balancë të pushteteve, të ketë gjyqësor të pavarur, të ketë institucione të cilat balancohen dhe kontrollojnë njëri-tjetrin për të bërë të mundur që korrupsioni të luftohet, pavarësisht nivelit, pavarësisht personave dhe pavarësisht fuqisë së atyre që e ushtrojnë. Ky është mesazhi kryesor që po jepet në Qendrën Qeveritare të Kongreseve” tha Salianji.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë