Politike

Salianji: Alibeaj nuk ka kuorum për vendime, mbledhja ilegjitime

Nënkryetari i grupit parlamentar, Ervin Salianji, nuk ishte në mbledhjen e thirrur nga Enkelejd Alibeaj në selinë e PD.

Madje, në një koment në Facebook ai shkruan se Alibeaj nuk ka legjitimitetin për ta mbledhur sa kohë që nuk është bërë as kuorumi i nevojshëm që mbledhja të konsiderohet e ligjshme

“I keqardhur që mbledhja e grupit parlamentar të PD dështon për herë të dytë të mblidhet!

Personalisht bëra çdo përpjekje për të zhvilluar mbledhje të përbashkët por u refuzua njëanshmëtisht duke prodhuar dhe të pavërteta publike!

Kandidati për president duhet të jetë politik dhe me integritet të lartë që t’i qëndrojë presionit politik të autokracisë Rama! Çdo zgjedhje tjetër është zgjedhje personale e Ramës siç ndodh në çdo autokraci!

63 deputetët opozitarë të dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit përfaqësojnë opozitën, pakicat me 1/3 e këtij numri nuk kanë legjitimitet dhe shpresoj të jenë në naivitet politik dhe jo në shërbim të Ramës!”, shkruan Salianji


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë