Politike

Sali Berisha: Taksat nga 1 janari deri më sot do të fshihen, do të falen të gjitha kamatvonesat

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte pasdite në Fushë-Krujë, ku përveç prezantimit të kandidatëve të koalicionit opozitar, prezantoi edhe njëherë disa nga pikat kryesore të programit.

Berisha u shpreh se taksat e vendosura nga 1 janari e deri më sot ndaj biznesit, janë taksa elektorale dhe nuk do të njihen. Të gjitha taksat do të fshihen, sipas Berishës.

“Miq, unë jam këtu për tu dhënë fjalën se falen 100%, gjoba dhe kamat vonesat e IKMT-së për familjet”, tha Berisha duke shtuar se Edi Rama në janar të këtij viti paraqiti buxhetin 8 miliardë euro dhe “në pashpirtësi të plotë, me përçmim të turpshëm ndau për 760 mijë pensionistë gjithsej 16 mln euro. Pensioniste dhe pensionistë shqiptarë, fjala ime është 100 ditët e para në Shqipëri nuk do të ketë pension ndën 200 euro. Dhe pensionet tjera do rriten me 20%”, tha Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë