Politike

Sali Berisha, kandidati i vetëm për drejtimin e PD më 22 maj

Sali Berisha është kandidati i vetëm që ka dorëzuar dokumentacionin e plotë për të kandiduar për Kryetar të Partisë Demokratike.

Deri në orën 24.00 të ditës së shtunë, Protokolli i PD dhe Komisioni i “Rithemelimit” do të presin këdo që shpreh ambicien  për të garuar për kryetar të PD.

Gara u hap para katër ditësh dhe me shumë gjasë do të përfundojë vetëm me emrin e Berishës sa kohe që deri të shtunën në mesdite askush tjetër nuk ka depozituar kandidaturën

Albana Vokshi tha përmes një konference për shtyp në emër të Komisionit të Organizimit se cdo kandidat është i lirë dhe i barabartë në konkurrim.

Ajo bëri publike edhe rregulloren për secilin kandidat që synon të garojë për drejtimin e partisë përmes parimit “një anëtar një votë”

“Kandidatit të caktojë një vëzhgues të tij të përhershem me kompetenca të barabarta me Komisionin.

Ka të drejtë të caktojë një përfaqësues në komisionin e votimit.

Ka akses të plotë mbi listën zgjedhore, ndryshe nga praktika e shkuar.

Mbulim i barabartë mediatik nga Zyra e Shtypit e Partisë Demokratike.

Ka të drejtë të përdorë mjediset dhe logjistikën e Selisë Qendrore dhe në degë, për aktivitetet e tij gjatë fushatës zgjedhore apo për komunikimin me median. Kryesitë e degëve, marrin masa për të plotësuar këto kushte”, tha ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë