Nga Gazeta Si – Ashtu siç bëri herën e fundit në Monza, Max Verstappen provoi cilësitë e tij edhe në Azerbaixhan, ku piloti i Red Bull arriti fitoren e dytë rradhazi. Po rai nuk ishte piloti i vetëm që gjeneroi shifra dhe fakte impresionuese në Baku. Ja disa prej tyre nga cirkuiti në kryeqytetin azer…
• Verstappen realizoi të 6 “grand slam” (fitore/ pole/ xhiro më e shpejtë/ kryeson çdo xhiro) në karrierën e tij në F1. Ai barazoi Leëis Hamilton në vendin e dytë të të gjitha kohërave pas Jim Clark (8).
• Verstappen është piloti i 3 qëq fiton nga “pole position” në Baku.
• Bashkë me suksesin në Monza, Verstappen fitoi dy gara rradhazi për të parën herë nga Kanada-Spanjë 2024.
• Verstappen reduktoi në 69 pikë, defiçitin në klasifikim pas leader-it Oscar Piastri.
• Verstappen ka kryesuar më shumë xhiro këtë sezon (282) se sa Lando Norris (241).
• Verstappen përfundoi 1’12” pas fituesit të garës në Hungari.
• Verstappen fitoi garën e dytë për Red Bull nën drejtimin e Laurent Mekies si “Team Principal”.
• George Russell në vendin e 2 për Mercedes arriti podiumin e 7 këtë sezon.
• Ishte klasifikimi më i mirë për Mercedes në Baku prej vitit 2019.

• Russell ishte renditur i 3 në 2022 dhe 2024 në “Azerbaijan Grand Prix”.
• Carlos Sainz me vendin e 3, u bë piloti i dytë pas Alain Prost që ngjitet në podium për McLaren, Ferrari-n dhe Williams.
• Podiumi i fundit për Williams në një garë të plotë ishte “Azerbaijan 2017” (Lance Stroll i 3). Russell ishte i dyti për skuadrën në “Belgian Grand Prix” në 2021.
• Sainz mori 15 pikë pas 16 të tillave në tërë sezonin.
• Sainz fitoi 6 pozicione në Klasifikimin e pilotëve.
• Mercedes dhe Kimi Antonelli u renditën në vendin e 4, pas 3 pikëve të fituara në 6 garat paraardhëse.
• Mercedes që fitoi 30 pikë në Baku është ende në garë për titullin e Konstruktorëve.
• Me rezultatin më të mirë të karrierës në vendin e 5, Liam Lawson e ndihmoi Racing Bulls të ngjitet në vendin e 6 të Konstruktorëve.
• Yuki Tsunoda në vendin e 6 u rendit në top8 për të parën herë nga “Austin 2024”.
• Me Norris në vendin e 7 dhe Oscar Piastri-n jashtë garës, McLaren mori më pak pikë në një garë (6) prej Las Vegas 2023 (dy).

• Kjo do të thotë që McLaren humbi mundësinë të fitonte matematikisht titullin e Konstruktorëve.
• Në vendin e 8, Hamilton mundi Charles Leclerc për të parën herë nga Silverstone.
• Me Leclerc në vendin e 9 pas Hamilton, Ferrari është ende në garë për titullin e Konstruktorëve.
• Racing Bulls dhe Isack Hadjar u renditën në vendin e 10 për të dytën garë rradhazi.
• Haas dhe Oliver Bearman u renditën në vendin e 12 për të dytën garë rradhazi.
• Williams dhe Alex Albon në vendin e 11 morën një penalitet prej 10 sekondash që i zbriti ata në vendin e 13.
• Me Pierre Gasly në vendin e 18 dhe Franco Colapinto në të 19, Alpine u rendit për të dytën garë në fund (pas Hungarisë).
• Tërheqja e Piastri-t i dha fund serisë prej 34 garave në zonën e pikëve dhe 44 garave rradhazi të përfunduara (seria e dytë më e gjatë në histori).
• Piastri ishte tërhequr nga xhiro e parë vetëm në “Belgium 2023”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



