Gazeta Si – Karlos Sainz ka fituar ‘pole position’ e Çmimit të Madh të Belgjikës, gara e 14-të sezonale e Botërorit të F.1. Piloti spanjoll ka marrë vendin e parë në nisje nga Maks Vershtapen, që për shkak penalizimi do të niset nga vendi i 15-të.
Nga rreshti i parë do të niset edhe Perez me Red Bull, ndërsa në rreshtin e dytë pozicionohen Alonso dhe Hemilton. Leklerk, i cili e ka mbyllur sesionin me kohën e 4-t më të mirë, niset nga vendi i 16-të, sespe ka ndërruar ‘power unit’.
With grid penalties applied…
— Formula 1 (@F1) August 27, 2022
Here's how they line up on Sunday 👀#BelgianGP #F1 pic.twitter.com/uZiimF7HYh
Makina më e shpejtë në pistën e Spa-Francorchamps ishte Red Bull-i i Maks Vershtapen. Por holandezi ia ka lënë vendin Karlos Sainz, sepse penalizohet për shkak të ndërrimit të ‘power unit’, ashtu si francezi i Ferrarit.
Në rreshtin e tretë pozicionohen Xhorxh Rasëll, përpara surprizës Aleksander Albon, që e ka çuar Uilliamsin në vend të 6-të. Në klasifikimin e ndikuar nga penalitetet më pas pozicionohen në rreshtin e 4-t Gasli-Riçardo, përpara dy makinave Aston Martin të Stroll dhe Fetel.
Finishes P2, starts from pole
— Formula 1 (@F1) August 27, 2022
Carlos Sainz will start Sunday's race from the front of the grid 👏#BelgianGP #F1 pic.twitter.com/zerCGecx01
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




