Motosport

Sainz karikon Ferrarin: Të kuptojmë çfarë po bën Red Bull-i dhe ta arrijmë!

Gazeta Si – Karlos Sainz dhe Ferrari nuk dorëzohen para vështirësive të këtij sezoni, përkundrazi kërkojnë kthesën e shpejtë për të qenë kompetitivë si vitin e kaluar. Piloti madrilen, në një intervistë për ‘Motorsport Spagna’, ka nënvizuar së pari se ka një impenjim maksimal nga të gjithë për përmirësimin e SF-23.

“Po provojmë shumë gjëra. Çdo fundjavë fshijmë diçka që nuk shkon dhe provojmë diçka të re për garën pasardhëse. Në fabrikë janë të gjithë të përqendruar. Po japim 100% në Maranelo për të korrigjuar gabimet”, – është shprehur Sainz, duke vlerësuar punën e skuadrës.

Karlos Sainz, piloti spanjoll i Ferrarit. Gazeta Si, 12 maj 2023

Më pas madrileni që kërkon ssukesin e parë me Ferrarin, thekson: “Jemi në një moment analize të hollësishme. Duam të kuptojmë çfarë po bën Red Bull-i, çfarë po bëjnë të tjerët më mirë dhe çfarë duhet të bëjmë ne që t’i arrijmë”.

Spanjolli ka bërë edhe një apel në prag të Çmimit të Madh të Barcelonës: “Tifozë, ejani dhe na mbështesni! Do të ishte një karikim dhe motivim më shumë për ne. Do të argëtohemi së bashku”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë