Gazeta Si – Saida Dollani zgjidhet zëvendëskryetare e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Vendimi u mor në mbledhjen e Gjyqtarëve të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ,e mbajtur nën drejtimin e zëvendëskryetares së Gjykatës, znj. Nertina Kosova më datë 23.12.2022.
Dollani merr detyrën pas përfundimit të mandatit të zëvendëskryetares Nertina Kosova, e cila ushtroi detyrën e zëvendëskryetares së Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, “me kompetencat e Kryetarit të Gjykatës nga data 23.12.2019 deri më datë 23.12.2022”, thuhet në njoftimin e kësaj gjykate.
Dollani ka mbajtur funksionin e gjyqtares së gjykatës së Apelit që nga prilli i vitit 2004.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




