Politike

Vula e PD i mbetet Berishës, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Alibeajt për pezullim të vendimit të Apelit

Gjykata e Lartë ka vendosur të rrëzojë rekursin e Enkelejd Alibeajt në emër të PD Euroatlantike për pezullimin e efekteve të vendimit të 11 qershorit të Gjykatës së Apelit, që i dhanë vulën e PD ish-kryeministrit Sali Berisha.

Kjo kërkesë është depozituar bashkë me rekursin në 30 korrik 2024 nga Enkelejd Alibeaj, i cili në atë kohë mbante pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Euroatlantike.

Enkelejd Alibeaj nuk është më deputet i grupit parlamentar të PD-së. Ai bashkë me deputetin Dashamir Shehi po përpiqen të krijojnë një grup të ri parlamentar për në muajin janar referuar afateve që kërkon rregullorja.

Alibeaj është shprehur gjithashtu se do të krijojë një forcë të re politike, duke u shkëputur edhe nga Lulzim Basha. E gjitha kjo levizje, pasi Apeli i dha vulën Sali Berishës.

Por ndërsa zhvillimet politike kanë avancuar ajo në drejtësi kanë ngecur në vend.   

Gjykata e Lartë shqyrton të martën në dhomë këshillimi kërkesën për pezullimin e ekzekutimit të vendimit të dhënë nga gjyqtari Agron Zhukrit për PD, kërkesë kjo e bërë nga Enkelejd Alibeaj shumë kohe më parë.  Ndërkoha gjyqtari Zhukri është shkarkuar edhe nga KPK

Njoftohet se, Kolegji Civil, i përbërë nga gjyqtarët Enton Dhimitri, Margarita Buhali dhe Valbona Cekrezi, do të marrë vendim mbi bazën e dokumenteve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë