Futboll

Safonov bën heroin, Paris SG në majën e Botës

Nga Gazeta Si – Fituesi i “UEFA Champions League”, Paris Saint-Germain mundi me penallti Flamengo-n, kampione në fuqi të “Copa Libertadores”, në Finalen e “FIFA Intercontinental Cup”.

Sfida u luajt në “Ahmad bin Ali Stadium” në Doha, Katar. Francezët e PSG erdhën në këtë Finale pas triumfit ndaj Inter në “UEFA Champions League” në Maj.

Nga ana tjetër Flamengo mundi rivalët brazilianë të Botafogo-s për kurorën e kontinentit Amerikano latin.

Real Madrid ishte Kampion në fuqi në “Intercontinental Cup” pas fitores ndaj meksikanëve të Pachuca-s në edicionin e kaluar.

Përballja mes Paris SG dhe Flamengo-s përfundoi në barazimin 1-1 pas golave të Kvaratskhelia-s (38’) dhe Jorginho-s (62’) me 11 metërsh.

Edhe koha shtesë nuk i ndryshoi këto shifra dhe në ruletën e penalltive, Safonov ishte heroi parizien.

Zëvendësuesi i Chevalier priti gjuajtjet e Saul Nigez, Pedro, Pereira dhe Araujo.

Ndërsa Dembele dhe Barcola humbën penalltitë fanceze për shifrat përfundimtare 2-1 në favor të Paris SG.

Kjo është hera e parë që Paris SG arrin një sukses të tillë në histori.

  • Paris SG në sezonin 2024-2025
    Ligue 1 (13)
    Coupe de France (16)
    UEFA Champions League (1)
    UEFA Supercup (1)
    FIFA Intercontinental Cup (1)
  • Tituj botërorë për klubet
    9 – Real Madrid
    4 – Milan, Bayern Munich
    3 – Peñarol, Nacional, Boca Juniors, São Paulo, Internazionale, Barcelona    2 – Santos, Independiente, Ajax, Juventus, Porto, Manchester United, Corinthians, Chelsea
    1 – Paris SG, Racing, Estudiantes, Feyenoord, Atlético Madrid, Olimpia, Flamengo, Grêmio, River Plate, Crvena Zvezda, Vélez Sarsfield, Borussia Dortmund, Internacional, Liverpool, Manchester City
  • Titujt botërorë të klubeve sipas shteteve
    13 – Spanja
    10 – Brazili|
    9 – Argjentina, Italia
    6 – Uruguaj, Anglia
    5 – Gjermania
    3 – Holanda
    2 – Portugalia
    1 – Franca, Paraguaj, Serbia
  • Titujt botërorë të klubeve sipas konfederatave
    40 – UEFA
    26 – CONMEBOL

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë