Futboll

Sadiku prezantohet te Bolivar, synon Kupën Libertadores

Armando Sadiku ditën e djeshme zbarkoi në Bolivi, ku u prezantua si lojtari më i ri i Bolivar La Paz. Sulmuesi la Erzurumspor pas pak muajsh kur i ishte bashkuar dhe vendosi të jetë i pari shqiptar, që luan në Bolivi.

Gjatë prezantimit Sadiku tha fjalët e para si lojtar i klubit të njohur në Bolivi dhe u shpreh se do bëjë më të mirën për të zënë vendin e dytë (Bolivar renditet e treta), që të dërgon në Copa Libertadores, ekuivalent i Champions League në Europë, një turne të cilin e kanë përjetuar si protagonistë pak lojtarë nga Europa.

“Kam shumë dëshirë për të bërë mirë, kam ardhur këtu që të bëhem golashënues, dua të shënoj sa më shumë gola për të kënaqur njerëzit. Kupa Libertadores është një ëndërr për mua, e kam pare vetëm në televizor, do të punoj shumë për të arritur në formë në ndeshjet e kupës dhe të shënoj ndaj çdo skuadre.

Jam në gjendje të mirë fizike, por jam pak i lodhur, mendoj se në javën e ardhshme do të jem në formën time më të mirë. Shpresoj që të arrij në 100% për të dhënë gjithçka për ekipin e Bolivar’’, tregoi Saidku në prezantimin e tij para mediave.

Në të kaluarën Sadiku ka qenë pjesë e Elbasanit në Shqipëri ku hodhi hapat e parë, për të vazhduar më pas te Lugano, Zyrih dhe Vaduz në Zvicër, me Levantet dhe Malagën në Spanjë, Legian e Varshavës në Poloni, Erzurumsporin në Turqi dhe tani me Bolivarin në Bolivi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë