Armando Sadiku është futur në historinë e Copa Libertadores, si i pari shqiptar që luan në këtë kompeticion në fazën paraeliminatore, pasi u aktivizua si zëvendësues në minutën e 69-të të sfidës mes Bolivar dhe uruguaianëve të Wanderers. Bolivianët triumfuan me rezultatin 5-0 duke përmbysur kështu humbjen 1-0 të sfidës së parë dhe duke u kualifikuar në për në raundin final të fazës paraeliminatore. Sulmuesi la Erzurumspor pas pak muajsh kur i ishte bashkuar dhe vendosi të jetë i pari shqiptar, që luan në Bolivi.
HISTÓRICO!
— Multi Hincha Mundial 🇦🇷 (@multihincha) March 17, 2021
Primer Albanés 🇦🇱 en jugar la Libertadores, Armando Sadiku 🇦🇱 ya también había jugado por Champions y Europa League.pic.twitter.com/EZ1sa3pchL
Në minutën e 76-të Sadiku goditi shtyllën, ndërkohë që anësori kishte ngritur flamurin për një pozicion jashtë loje inekzistent. Gati pesë minuta para mbylljes së ndeshjes sulmuesi kishte një mundësi të mirë shënimi, por pranë portës e devijoi topin jashtë kuadratit.
Në të kaluarën Sadiku ka qenë pjesë e Elbasanit në Shqipëri ku hodhi hapat e parë, për të vazhduar më pas te Lugano, Zyrih dhe Vaduz në Zvicër, me Levantet dhe Malagën në Spanjë, Legian e Varshavës në Poloni, Erzurumsporin në Turqi dhe tani me Bolivarin në Bolivi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




