Finalja e 2025 në “Australian Open” për femra do të diskutohet mes bjelloruses Aryna Sabalenka-s dhe amerikanes Madison Keys. Numri 1 Sabalenka mundi në dy sete miken e saj, Paula Badosa për të arritur Finalen e 3 rradhazi në Melbourne. Rivalja Keys evitoi një “match point” për të kaluar numrin 2, Iga Swiatek në rrugën drejt Finales së dytë në karrierë në “Grand Slam”. Finalja Sabalenka-Keys do të fillojë në orën 09:30 mëngjesin e nesërm në “Rod Laver Arena” në atë që konsiderohet si sesioni i mbrëmjes. Kampionia duhet të fitojë dy sete dhe nëse shkohet në set final, gjithçka do të vendoset nga një “tie-break” prej 10 pikësh nëse arrihet barazimi 6-6 në “game”.
E fundit në “Australian Open” do të jetë përballja e 6 mes Sabalenka-s dhe Keys. Dy herë kampionia në fuqi rradhazi kryeson 4-1 pas fitoreve në terrenin e fortë, përfshi ato në “Grand Slam”. Keys ishte pranë fitores në sfidën e fundit ndaj Sabalenka-s në ½ finalen e “US Open 2023” që u mbyll në shifrat 6-0 6-7(1) 6-7(5). Sabalenka shpreson të bëhet tenistja e 6 që fiton 3 herë rradhazi titullin në “Australian Open” pas Margaret Court, Evonne Goolagong Cawley, Steffi Graf, Monica Seles dhe Martina Hingis. Rivalja amerikane luan vetëm Finalen e dytë pas asaj të humbur 6-3 6-0 ndaj Sloane Stephens në “US Open 2017”.
Përballjet e deritanishme Sabalenka vs Keys
Pekin 2024 (çimento): Sabalenka d Keys 6-4 6-3
US Open 2023 (çimento): Sabalenka d Keys 0-6 7-6(1) 7-6(5)
Wimbledon 2023 (bar): Sabalenka d Keys 6-2 6-4
Berlin 2021 (bar): Keys d Sabalenka 6-4 1-6 7-5
Cincinnati 2018 (çimento): Sabalenka d Keys 6-3 6-4
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.