Futboll

Sa vlen triumfi në Euro U21 për vazhdimin e karrierës…?

Anglia është vetëm një ndeshje larg titullit të dytë evropian rradhazi dhe skuadra e drejtuar nga Lee Carsley (fituese në vitin 2023) do të ndeshet me Gjermaninë (fitues në 2017 dhe 2021) në Finalen e të shtunës. Por sa vlen triumfi në këtë kompeticion? Si vazhdon karriera e fituesve zakonisht? Nga 24 skuadra kampione në  Euro U21, 10 prej tyre kanë fituar Kupën e Botës ose Kampionatin Evropian për të rritur në 12 vitet pasardhëse. 9 prej tyre kanë pasur në përbërje lojtarë nga sukseset e U21. Ndërsa pesë skuadra të tjera mbërritën deri në Finale por e humbën atë. Skuadrat që fituan Euro U21 dhe një turne madhor më pas janë:
1988 Franca (Botërori 1998)
1998 Spanja (Euro 2008)
1994, 1996, 2000 & 2004 Italia (Botërori 2006)
2009 Gjermania (Botërori 2014)
2011 Spanja (Euro 2012)
2013, 2019 Spanja (Euro 2024)

Spanja në Euro 2008 është skuadra e vetme që nuk kishte asnjë prej lojtarëve që triumfuan në U21. Fituesit e Euro U21 që u shpallën kampionë Bote…
France 1988 – Laurent Blanc
Itali 1994 – Fabio Cannavaro, Filippo Inzaghi
Itali 1996 – Fabio Cannavaro, Alessandro Nesta, Gianluigi Buffon, Francesco Totti
Spanjë 1998 –
Itali 2000 – Genaro Gattuso, Andrea Pirlo, Simone Perrota
Itali 2004 – Marco Amelia, Cristian Zaccardo, Daniele de Rossi, Andrea Barzagli
Gjermani 2009 – Manuel Neuer, Benedikt Howedes, Jerome Boateng, Mats Hummels, Mesut Ozil, Sami Khedira 

Janë 29 lojtarët që fituan Euro U21 dhe e përsëritën kkëtë sukses në një turne madhor – mes tyre Laurent Blanc, Fabio Cannavaro, Gianluigi Buffon, Francesco Totti dhe Manuel Neuer. Jo vetëm në skuadrën kampione, por edhe në të tjera pjesëmarrëse në Euro U21 ka pasur lojtarë që shkëlqyen më pas. Mes atyre që fituan cmimin e Lojtarit më të Mirë mund të përmendim Rudi Voller, Blanc, Davor Suker, Luis Figo, Cannavaro, Andrea Pirlo, Petr Cech, Juan Mata, Thiago dhe Fabian Ruiz. Sa ju përket shënuesve më të mirë, lista është më e shumllojshme. Andrea Pirlo (pavarësisht se ishte mesfushor), Alberto Gilardino dhe  Klaas-Jan Huntelaar janë ndër fituesit e mëhershëm. Por Massimo Maccarone, Maceo Rigters, Jan Kliment apo Luca Waldschmidt kanë arritur gjithcka me forcën e tyre. Nick Woltemade shënuesi më i mirë aktualisht me 6 gola, 2 më shumë se anglezi Harvey Elliott.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë