Ekspertët britanikë shpjegojnë se në muajt e ardhshëm mund të ketë një rritje të tre infeksioneve, lisë së majmunit, Covid-19 dhe gripit.
Susan Hopkins, këshilltare kryesore mjekësore në Agjencinë e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar, tha se sezoni i gripit – i cili zakonisht fillon në fund të nëntorit – mund të fillojë që në shtator.
Kjo gjë mund të ndodh pasi rastet e Covid-19 dhe lisë së majmunëve vazhdojnë të rriten. Sipas ekspertes mesatarisht 285,507 njerëz infektohen me virus çdo ditë.
Dyshohet se sezoni i hershëm i gripit, i shoqëruar nga rastet e larta të Covid-19 dhe rastet e lisë së majmunit do të rrisin presionin mbi sistemet shëndetësore.

“Ne duhet të jemi të përgatitur për një valë gripi”, tha Hopkins. Ajo dhe kolegët e saj po e shikojnë Australinë “me shumë, shumë kujdes”.
“Sezoni i gripit atje filloi herët dhe u rrit shpejt në të gjitha grupmoshat. Ne do të shohim të paktën një valë Covid-19 në vjeshtë-dimër, pasi të kemi kaluar valën aktuale. Dhe për të paktën gjashtë muajt e ardhshëm, ne do të kemi transmetim të vazhdueshëm në komunitet të lisë së majmunëve”, shtoi zonja Hopkins.
Shkencëtarët besojnë se rritja e rasteve të Covid-19 po nxitet nga BA.5 – një nën variant i Omicron.
Tim Spector, shkencëtari kryesor në Britani, tha se rastet ditore së shpejti mund të kalojnë shifrën 300,000, duke na sjellë në nivelet e parë gjatë kulmit të pandemisë.
Disa shkencëtarë kanë vënë në pikëpyetje vendimmarrjen për heqjen e masave ndërsa rastet rriten.
Paul Hunter, i Universitetit të Anglisë Lindore, tha se ishte “gabim” që mund të nënkuptojë se ekspertët janë “të verbër” ndaj faktit se sa Covid-19 qarkullon në popullatë edhe duke kaluar sezonin e gripit.
Burimi: The Indpendent/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje