Nga Gazeta ‘SI’- Edhe pse ka patur më pak pacientë kostot e shërbimit spiatalor janë rritur.
Sipas raportit vjetor të ministrisë së Shëndetësisë, në 2024-n, përmes programit të Kujdesit Shëndetësor Dytësor, qeveria ka shpenzuar ky program 37.5 mld lekë, nga 33.9 mld në 2023-shin. (Raporti i 2023-shit raporton vetëm kostot dhe jo numrin e pacientëve.)
Raporti tregon se kostot janë rritur, edhe pse për shumë prej trajtimeve nuk është arritur as numri i parashikuar.
Një pacient i psikiatrisë i ka kushtuar buxhetit të shtetit 874.173 lekë. Ministria e Shëndetësië argumenton se ka një devijacion për shkak të rritjes së numrit të punonjësve dhe si rrjedhim dhe fondit të pagave. Në këtë departament janë trajtuar më shumë raste nga se ishin parashikuar, 1.096 me 924. Në total, kostot i afrohen 960 milionë lekëve. Një vit më parë shifra ishte 842 mln lekë.

Një pacient i kardiologjisë “kushtoi” 118.911 lekë dhe sërish ka pasur më shumë raste se pritshmëritë. Janë trajtuar 10.453 pacientë kundrejt 9.720 të parashikuar. Shuma përllogaritet në 1.2 mld lekë për 2024-n dhe në 2023-shin në 1.1 mld.
Pacientët me probleme të syve kanë kosto prej 20.398 dhe janë trajtuar më pak raste se pritshmëritë, 4.099 kundrejt 4.326. Kosto finale është 83 milionë lekë, ndërsa një vit më parë ishte 76 mln lekë
Pacientët që trajtohen me radioterapi kanë një kosto prej 3.314 lekësh. Sasia e realizuar është 29.665 pacientë kundrejt 25.091 të parashikuar, me një kosto prej 98 milionë lekësh, 12 mln lekë më pak se një vit më parë.
Seancat e dializës janë po ashtu të kushtueshme, 12.868 lekë dhe janë kryer 205.633 seanca kundrejt 225.000 të projektuara. Nga 2023-shi në 2024-n, kostot për dializën janë ulur më 100 mln lekë.

Kosto i ekzaminimit laboratorik llogaritet 400 lekë dhe janë kryer 4.6 mln ekzaminime nga 4.4 mln të parashikuara, me kosto 100 mln lekë më pak se në vitin paraardhës.
Nga ana tjetër, MSH raporton se janë paguar 1.5 mld lekë për spitalet private, rreth 95% e parashikimit vjetor, për disa paketa shërbimi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.