Sa fiton vërtet një futbollist? Sa mund të fitojë një yll futbolli, një kampion bote gjatë karrierës së tij? Janë pyetje që i bëjnë të githë dhe, me sa duket, vetëm Toni Kros mund t’u japë një përgjigje!
Nuk merr vëmendjen maksimale dhe nuk bën ndonjë gjë të paharrueshme në fushë, por përderisa Kros është prej vitesh kolonë e Realit që ka fituar gjithçka, një arsye mund të ketë. Gjermani, me gjeometrinë e tij, ka qenë i pazëvendësueshëm për këdo që ka shkuar në “Bernabeu”, ndërsa Gjermania falë tij e ka pasur jetën më të thjeshtë, kur iu desh të fitonte Botërorin e 2014-ës.

Kros nuk shfaqet shumë në media edhe sepse është një tip pak i heshtur, përveçse kur bëhet fjalë për të marrë pjesë në podcast-e, si te “Einfach mal Luppen”, bashkë me vallanë e tij Feliks. Aty mesfushori i Realit bëhet pak llafazan, duke nxjerrë edhe detaje personale, apo edhe ndonjë sekret, siç ka bërë te “BaywatchBerlin”, podcast-i i ideuar nga aktori Klas Heufer-Umlauf.
Prezantuesi po bënte pyetje që i bëjnë të gjithë: Sa fiton një futbollist? Sa fiton një kampionbote? Sa para ka në bankë Filip Lahm? Dikush mund të japë përgjigje, edhe pse askush nuk e çon në mendje se ai dikush është pikërisht Kros. Për ish-shokun e skuadrës dhe ish-kapitenin e Gjermanisë, Kros ka thënë:
“Nuk kam qenë ekonomisti i tij kohët e fudnit, por ja ta mendoj… Nëse nuk ka shpenzuar shumë, them se do të ketë në bankë nga 70 deri në 100 milionë euro. Edhe pse ai nuk ka fituar sa mua”. Duke ditur që paga e Kros është rreth 12 milionë euro neto dhe që Lahm, edhe spe nuk ka fituar sa ai, mund të ketë qenë afër kësaj shifre, llogaria nuk duket larg realtetit. Për më tepër, në ato pak raste që flet, Toni i mirë thotë vetëm të vërtetën!
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




