Nga buxheti i Republikës së Kosovës, në dy vjetët e fundit, janë ndarë mbi 13 milionë euro për qytetarët e akuzuar të Kosovës nga Gjykata Speciale për krime lufte, me seli në Hagë. Shuma më e madhe e parave është shpenzuar për avokatët e tetë të akuzuarve.
Pas avokatëve, shuma më e madhe e parave është shpenzuar për biletat e udhëtimit të familjarëve dhe mandej për shpenzimet për vizitat e tyre.

Radio Evropa e Lirë shkruan se më së shumti nga këto shpenzime janë bërë për Jakup Krasniqin (mbi 2 milionë euro), Hysni Gucatin (mbi 1.9 milionë euro) dhe Rexhep Selimin (1.9 milion euro).








Të gjithë të akuzuarit duhet të plotësojnë një kërkesë zyrtare për mbulimin e shpenzimeve të mbrojtjes juridike. Në këto shpenzime mund të përfshihen të gjitha shërbimet që i kryen ekipi mbrojtës, duke përfshirë madje, edhe shpenzimet e zyrës dhe telefonatave.
“Çdo person i akuzuar potencial, brenda një viti, ka të drejtë të vizitohet me mbështetje të nevojshme financiare, më së shumti nga dymbëdhjetë anëtarë të ngushtë të familjes, dhe jo më shumë se tre anëtarë të familjes për një vizitë”, përcaktohet në udhëzim.
Në këtë kategori përfshihen bashkshortët, fëmijët, prindërit, vëllezërit dhe motrat.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




