Përpjekjet tronditëse të afganëve që kapen të dëshpëruar në rrotat e avionëve në aeroportin e Kabulit nuk kanë përfunduar, por misionet e shumë kombeve perëndimore për të ndihmuar në evakuimin e qytetarëve të tyre më të rrezikuar vazhdojnë.
Deri më tani, vendi që ka strehuar më shumë afganë është SHBA-ja.
SHBA ka evakuuar më shumë se 5,200 njerëz deri më tani, përfshirë 2,000 në 24 orët e fundit. Uashingtoni është zotuar se do të evakuojë 22,000 afganë dhe 15,000 amerikanë që janë ende në vend. Pas saj radhitet Mbretëria e Bashkuar, e cila ka evakuuar 1,200 persona që nga e diela përfshirë edhe shumë afganë. Londra synon të strehojë rreth 20.000 emigrantë që i arratisen regjimit të talebanëve
Ndër vendet që pritet të strehojnë emigrantë afganë janë Shqipëria edhe Kosova. Sipas një interviste që kryeministri Edi Rama dha për mediat spanjolle, vendi ynë pritet të strehojë 1 000 afganë brenda javës.
Por sa emigrantë afganë kanë strehuar deri më tani vendet europiane?
- Gjermania: 900 persona që nga e diela, përfshirë 100 afganë
- Franca 209 persona, përfshirë 184 afganë
- Spanja 53 persona
- Holanda 35 persona- vendi synon të strehojë 1,000 punonjës afganë dhe familjet e tyre
- Danimarka 84 persona
- Hungari a 26 persona
- Polonia 50 persona
- Çekia 46 persona
Vende të tjera
- Japonia 12 punonjës të ambasadës
- Australia 26 persona
- India 170 persona
- Turqia 552 persona
- Zvicra Pritet të strehojë 230 punëtorë afganë
Austria, Suedia dhe Greqia janë kundër
Një refuzim total dhe tone të ashpra kundër pranimit të refugjatëve afganë shpreh aktualisht ministri i Brendshëm austriak, Karl Nehammer. “Tani ka prioritet të lartë të bisedohet me vendet fqinjë të Afganistanit, në mënyrë që të garantohet në rajon mbrojtja dhe ndihma. BE-ja duhet të bëjë më shumë për të mbrojtur kuifjtë e saj të jashtëm. Por nuk ka arsye përse tani afganët të vijnë në Austri”, u shpreh ai.
As Greqia nuk do të pranojë refugjatë nga Afganistani. Ministri i Migracionit Notis Mitarachi deklaroi, se Greqia nuk do të bëhet sërish “porta e valës së parregullt të refugjatëve drejt Europës.” Ndërkohë, sipas tij në Greqi janë strehuar 40.000 afganë, gjysma janë me status të njohur dhe pjesa tjetër si azilkërkues. Greqia e konsideron Turqinë si një vend të sigurtë për refugjatët afganë.
Suedia po ashtu ka ashpërsuar politikën e saj ndaj refugjatëve, aq sa tani planifikon të kthejë edhe refugjatët sirianë të pranuar me status qëndrimi. Pranimi i afganëve konsiderohet si i papranueshëm Qeveria e koalicionit nuk ka bazë të sigurtë dhe si rrjedhojë politika liberale ndaj refugjatëve është sakrifikuar nën presionin e partive të djathta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.