Nga Gazeta ‘Si’- SPAK dhe kreu i tij Altin Dumani kanë një pëlqim dominues dhe të konfirmuar në publik ndaj mendja politike e kryeministrit Rama nuk ka se si të mos punojë për ta konvertuar në përfitim elektoral për mazhorancën.
Sa më shumë i afrohemi ditës së zgjedhjeve në 11 maj, aq më e dukshme dhe më pak e “fshehur” është kjo përpjekje.
Sondazhi Barometer, i kryer nga Euronews vetëm tre muaj më parë, tregoi se më shumë se gjysma e shqiptarëve të anketuar e vlerësonin pozitivisht punën e SPAK. Madje, kurba sugjeronte se pavarësisht se ka qenë i ekulibruar, ky pëlqim ka ardhur në rritje.
Sipas gjetjeve, 56.8% e tyre e afirmonin SPAK përkundër 17.2% që e vlerësonin negativisht dhe 24.6% që janë neutralë në vlerësim.
Të njëjtën panoramë sjellin edhe gjetjet nga sondazhi i kryer nga Insituti Piepoli ku në total, 63% e të anketuarve thonë se SPAK është një institucion i pavarur dhe i paanshëm.
Por Edi Rama sot ngriti pyetjen retorike se ku ishte ky prokuror para reformës. Pa i mohuar vyrtytet, ai e bëri të qartë se “po të mos ishte për të (Ramën), kryeprokurori nuk mund ta kryente detyrën e tij pa ndikime.”
Kryeministri Edi Rama prej një muaji po përdor të njëjtën linjë diskursi lidhur me SPAK-un.
Në narrativën e tij, ai ka lënë jo pak herë të kuptohet se “meritat” që po i vishen SPAKU-t, i takojnë Partisë Socialiste.
Ai e përsëdyti edhe sot kur tha se reformën në drejtësi e solli Partia Socialiste dhe se luftën antikurropsion që luftoi ‘drejtësinë e kapur’, e solli ai.
Si ‘kartë’ për këtë ai ka përdorur në të gjitha rastet dosjet e mëhershme që Dumani ka patur prej vitesh në tryezë por që në fakt ka nisur t’i punojë vetëm tani.
“Drejtësia ka qenë e kapur. Drejtësinë e ka çliruar nga kontrolli i pushtetit politik, forca politike që unë kam privilegjin të udhëheq për të bërë luftë majtas e djathtas. Dini gjë që të ketë bërë luftë kundër korrupsionit, t’i ketë dalë emri siç i ka dalë tani?”, tha ai disa ditë më parë duke iu referuar vlerësimeve që Dumani mori nga DASH si ‘një nga 10 kampionët e antikorrupsionit në botë’.
Kryeministri sot tregoi se jo vetëm meritat e të shkuarës por edhe të së ardhmes duhet t’i mbeten atij dhe Partisë Socaliste.
“Shpatën Dumanit ia dhamë ne, po peshoren nuk e ka akoma”, deklaroi ai.
Ai ke deklaruar se PS do vijojë të ruajë të njëjtin standard dhe në rast të një mandati të katërt do jetë sërish garancia e reformës në drejtësi në mënyrë që SPAK “të mos dalë nga shinat”.
Me të njëjtën tezë se reforma është meritë e PS dhe e tij duke tentuar të zbusë shkëlqimin profesional por jo atë human të kryeprokurorit Dumani, Rama u përpoq me një goditje të “vrasë” dy zogj.
Nga një anë të rrisë kuota politike, nga ana tjetër t’i kallë frikën kundërshtarit duke vënë në ngasje SPAK se pse nuk heton .. për 11 janarin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.