Ndërsa variantet shumë të transmetueshme të koronavirusit Omicron dhe Delta vazhdojnë të përhapen në të gjithë vendet, zyrtarët shëndetësorë paralajmërojnë se më shumë njerëz pritet të infektohen, edhe ata që janë plotësisht të vaksinuar. Personat që infektohen duhet të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të mos infektojnë të tjerët.
“Kushdo që ka Covid-19 duhet të izolohet për 10 ditë të plota”, sipas udhëzimeve aktuale nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Por këtë sezon festash, ka pasur një debat në rritje rreth numrit të ditëve për t'u izoluar nëse rezultoni pozitiv për Covid-19, por nuk keni simptoma dhe jeni plotësisht të vaksinuar.
"Ne duhet të kemi një periudhë sa më të shkurtër kohore të nevojshme për izolim për një sërë arsyesh", thotë Leana Wen, eksperte mjekësore.
"Një është për punonjësit e kujdesit shëndetësor që rezultojnë pozitivë. Asnjë shtet nuk do që ato të jenë jashtë fuqisë punëtore dhe me të ketë mungesa. Arsyeja e dytë është, ne duam t'i stimulojmë njerëzit që të zbulojnë nëse ata janë pozitive. Po nëse nuk doni të humbisni ditë nga puna? Mund të përfundoni thjesht duke mos u testuar, sepse nuk dëshironi të zbuloni se jeni pozitiv. Dhe kështu, nëse shkurtoni 10 ditë në pesë ditë dhe kështu mund të zbulohen më shumë raste pozitive dhe të izolohen më shpejt”.
Njerëzit e vaksinuar kanë më pak gjasa sesa të pavaksinuarit të përhapin koronavirusin te të tjerët, sipas CDC.
CDC thotë në faqen e saj të internetit se izolimi duhet të fillojë ditën e parë që vëreni simptoma.
Nëse rezulton pozitiv për Covid-19, por nuk keni kurrë simptoma, dita e parë e izolimit është dita e parë e plotë pas testit tuaj pozitiv. Sidoqoftë, "nëse zhvilloni simptoma pas testimit pozitiv, periudha juaj 10-ditore e izolimit duhet të fillojë nga e para", dhe dita e parë është dita e parë e plotë pas shfaqjes së simptomave tuaja.
“Por shkurtimi i kohës së rekomanduar të izolimit është duke u marrë në konsideratë për ata që janë plotësisht të vaksinuar apo edhe të rritur, veçanërisht punonjësit e kujdesit shëndetësor”, tha Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive.
"Kjo është sigurisht një konsideratë e rëndësishme, e cila po diskutohet tani", tha Fauci.
"Për shembull, nëse është një punonjës i kujdesit shëndetësor i cili është i infektuar dhe pa asnjë simptomë fare, nuk ka pse të qëndrojë i izoluar për një kohë të gjatë”.
Fauci thotë se një person që ka bërë të dyja dozat dhe është i infektuar me Covid-19, në vend se të izolohet për një kohë të gjatë, mund të vendosë një maskë dhe nuk ka pse izolohet plotësisht.
Mbretëria e Bashkuar është një nga vendet që e ka shkurtuar periudhën e izolimit. Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar njoftoi se duke filluar nga e mërkura, periudha e izolimit për këdo me Covid-19 reduktohet nga 10 ditë në shtatë ditë.
"Unë mendoj se njerëzit e vaksinuar plotësisht duhet të jenë në gjendje të përdorin teste të shpejta për t'i udhëhequr ata në lidhje me kohëzgjatjen e periudhës së tyre të izolimit", shkroi Amesh Adalja, një studiues në Qendrën Johns Hopkins për Sigurinë Shëndetësore.
"Unë mendoj se ne duhet të përdorim teste të shpejta për të shkurtuar periudhat e izolimit, njerëzit duhet të jenë në gjendje t'i japin fund izolimit kur janë negativë në një test të shpejtë pasi nuk janë më ngjitës", shkroi Adalja.
Periudhat e karantinës mund të modifikohen gjithashtu duke përdorur teste serike të antigjenit për të ditur nëse janë të infektuar apo jo.
Njerëzit e vaksinuar plotësisht nuk kanë nevojë të karantinohen nëse nuk kanë simptoma, sipas CDC.
Burimi: CNN. Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.