Drejtësia

Ryshfet për të mos prishur një ndërtim pa leje, GJKKO dënon me 1.4 vite burg shefin e IKMT Sarandë

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 1.4 vite burg përgjegjësin e IKMT Sarandë, Julian Preni, i cili mori ryshfet për të mos prishur një ndërtim pa leje.

Julian Preni do të fillojë nga dita që ndaj tij është zbatuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg” dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.

GJKKO ka dënuar me 1.4 vite burg dhe punonjësin e Urbanistikës në Sarandë, Arjel Balani i cili së bashku me Prenin pasi akuzohen se i kërkuar ryfshet shtetasit, Foti Doda në lidhje me një objekt të ndërtuar në plazhin e Ksamilit.

Arjel Balani i ka kërkuar Foti Dodës dhe Sofia Dodës shumë prej 12.000 Euro, për të ushtruar ndikim të paligjshëm tek Agjencia Kombëtare e Bregdetit, me qëllim nxjerrjen lejes së shfrytëzimit të plazhit.

Në muajin korrik të vitit 2021, Arjel Balani, i’u ka marrë këtyre shtetasve 6.000 Euro, duke biseduar që pjesën tjetër do t’ia jepnin kur të nxirrej leja, por më vonë marrëveshja nuk është arritur të realizohej dhe ia ka kthyer shumën monetare.

Ndërsa Julian Preni në muajin mars të vitit 2020, me detyrë në atë kohë përgjegjës i IKMT-së, dega Sarandë, i ka kërkuar Foti Dodës 7.500 Euro, për të mos i prishur objektin që kishte ndërtuar në plazh Ksamil.

Pasi kanë negociuar Foti Doda i ka dhënë Julianit, shumën prej 3000 Euro. Si rrjedhojë e këtij veprimi korruptiv Foti Dodës nuk i është prishur objekti në vitin 2020, edhe pse ka pasur vendim prishje nga IKMT-ja që prej muajit shtator të vitit 2019.

Nga dokumentacion i administruar nga IKMT, rezulton se objekti i shtetasit Foti Doda është prishur vetëm në datën 07.06.2021.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë