Drejtësia

Ryshfet për të kthyer para afatit patentat e pezulluara, Apeli i GJKKO shton dënimet për 7 të akuzuar

Gazeta Si - Apeli i GJKKO ka shtuar dënimet për 7 persona përkatësisht zyrtarë policie dhe sekserë, të cilët merrnin ryshfet për të kthyer para afateve patentat e pezulluara.

Apeli ka dënuar me 2 vite e 8 muaj burg zyrtarin e policisë, Alkid Ndreu, nga 1 vit e 4 muaj burgim që ishte dënuar.

Me 2 vite burg është dënuar Elio Picoku dhe 1 vit e 4 muaj burg sekserin Kujtim Xhaja.

Për Revi Osmani 1 vit burg, Lidian Broshka 4 (katër) muaj burgim, i liruar nga amnistia. Evisjon Salku 60 orë pune publike, i liruar nga amnistia, pushohet çështja. Spiro Tore nga detyrim paraqitje Apeli e ka dënuar me 120 ore pune publike, Amarildo Lika 1 vit e 6 muaj burgim, lënie në fuqi, i shtohet vetëm 5 vite mosmbajtjen e posteve publike, Vilson Zelia 8 muaj me kusht, pushohet pasi është liruar nga amnistia dhe Enis Balla 8 muaj burg.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i akuzon për “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Konkretisht, thuhet se ata akuzohen, pasi merrnin ryshfet për të kthyer para afateve patentat e pezulluara të drejtuesve të aitomjeteve. .


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë