Ka ndodhur

Ryshfet për fshehjen e shkeljeve, burg për kreun e IKMT-së në Dibër

Drejtori i IKMT-së Dibër, Lutfi  Miftari dhe adminstrator i kompanisë  “H4 CHROM”, Eljo Elezi, të dy të akuzuar për korrupsion, janë lënë në burg.

GJKKO nuk e ndryshoi masën e sigurisë pas arrestimit të tyre në 10 shtator, gjatë finalizimit të operacionit të koduar “Bankomati”.

Dyshohet se Miftari ka marrë ryshfet për fshehjen e shkeljeve të kompanisë së kromit, me administrator Elezin.

Në cilësinë e provës materiale, drejtorit të IKMT-së, iu sekuestruan 50.000 lekë të rinj, të cilat dyshohet se ia kishte dhënë Elezi.

Ndërsa gjatë kontrollit të banesës së Lutfi  Miftarit, policia gjeti dhe sekuestroi  në cilësinë e provës materiale 29.500 euro, 1300 dollarë dhe 896.000 lekë të rinj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë