Gazeta Si – SPAK ka përfunduar hetimet për 4 persona dhe kërkon gjykim nga GJKKO, pasi dyshohet se merrnin 1000-3000 euro për certifikata pronësie.
Dy prej tyre janë punonjës të Kadastrës Sarandë. Bëhet fjalë për ish drejtorin e ASHK, Laert Pasha dhe ish-zyrtarin Sajmir Braho.
Ata akuzohen për korrupsion. Të përfshirë janë edhe Hamza Tola dhe Jorgo Kreku që akuzohen për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Tola dhe Kreku i kanë kërkuar Kastriot Krekut një shifër që varionte nga 1000 Euro deri në 3000 Euro, duke i premtuar ndërhyrjen tek Laert Pasha dhe Sajmir Bako, të dy punonjës të ASHK Sarandë, me qëllim për ta ndihmuar atë në procedurën e pajisjes me certifikatën e pronësisë.
Prokuroria e Posaçme ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykim dhe aktet në ngarkim të të pandehurve :
1.Laert Pasha, i akuzuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer ne bashkëpunim.
2.Saimir Braho, i akuzuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim.
3.Hamza Tola, i akuzuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
4.Jorgo Kreku, i akuzuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




