Nga Gazeta ‘Si’- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte thotë se shkelja e hapësirës ajrore polake nga Rusia nuk është një incident i izoluar, ndërsa e cilësoi si një akt të pamatur.
“Një analizë është duke u zhvilluar për të hedhur dritë të plotë mbi incidentin, por ajo që është e qartë është se kjo shkelje nuk është një incident i izoluar. Qoftë i qëllimshëm apo jo, është një akt i pamatur”, tha ai.
Rutte theksoi gjithashtu se ndërhyrja gjatë natës bashkë me aleatët ishte e suksesshme.
“Mbrojtja jonë ajrore u aktivizua dhe siguroi me sukses mbrojtjen e territorit të NATO-s, siç ishte menduar. Përveç Polonisë, ishin të përfshirë edhe disa aleatë. Këto përfshinin F-16 polakë, F-35 holandezë, AWACS italianë, tankerë transporti ushtarak dhe Patriot gjermanë. I përgëzoj pilotët dhe të gjithë ata që kontribuan në këtë reagim të shpejtë dhe kompetent”, deklaroi Rutte.
Ai tha se e konsideron reagimin e mbrëmshëm “shumë të suksesshëm”.
“Gjithmonë duhet të sigurohemi që të jemi një hap përpara, por mendoj se mbrëmë u tregua qartë se ne jemi të aftë të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s, përfshirë, sigurisht, edhe hapësirën e saj ajrore”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



