Bota

Rutte: Aleatët po diskutojnë se si të rihapin Ngushticën e Hormuzit

Nga Gazeta ‘Si’- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi se aleatët e aleancës janë duke zhvilluar diskutime të përbashkëta për mënyrat se si mund të rihapet Ngushtica e Hormuzit.

Në një prononcim të bërë sot, Rutte theksoi se çështja po trajtohet në mënyrë të koordinuar mes vendeve anëtare, duke nënvizuar rëndësinë strategjike që ka kjo rrugë detare për tregtinë globale dhe furnizimin me energji.

Deklarata e tij vjen në një kohë tensionesh në rajon, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po kërkon zgjidhje për të garantuar lirinë e lundrimit dhe stabilitetin në një nga korridoret më të rëndësishme detare në botë.

Dje Donald Trump kritikoi ashpër vendet e NATO-s për rezistencën ndaj ndihmës së SHBA-së në luftën kundër Iranit.

“Nuk jam i befasuar nga veprimi i tyre”, shkroi Trump në Truth Social . 

“Sepse gjithmonë e kam konsideruar NATO-n, ku ne shpenzojmë qindra miliarda dollarë në vit duke mbrojtur këto vende, si një rrugë me një kah.”

Ai tha se vendet anëtare “nuk do të bëjnë asgjë për ne, në veçanti, në një kohë nevoje” përpara se të shpallte suksesin e forcave amerikane që po degradojnë aftësitë ushtarake, forcat detare dhe mbrojtjen ajrore të Iranit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë