George Russell triumfoi në “Canadian Grand Prix” përpara Max Verstappen dhe Kimi Antonelli-t në raundin e 10 nga 24 në “Circuit Gilles-Villeneuve” në Montreal. Lando Norris u përplas me muret anësore pas një dueli në pistë me Oscar Piastri-n për vendin e 4 në xhiron e 67. Williams u detyrua të pranonte problemet e Alex Albon që u tërhoq në xhiron e 48. Ndërkohë Liam Lawson u tërhoq 8 xhiro pas tajlandezit. Russell mori maksimumin e pikëve në një fundjavë perfekte gjatë së cilës vendosi “pole position” të shtunën dhe fitoi garën e të dielës nën diellin e Montrealit.

Verstappen në vendin e dytë ngushtoi diferencën në klasifikimin për titullin e pilotëve duke lënë pas Antonelli-n në shkallën e fundit të podiumit. Për italianin e Mercedes ky ishte podium i parë në karrierë. Kryesuesi Piastri e mbylli garën përpara rivalëve Leclerc dhe Hamilton. Spanjolli Alonso u rendit në vendin e 7 duke marrë pikë në garën e dytë rradhazi. Pas tij vijën e finishit e kaluan Hulkenberg dhe Kick Sauber që gjithashtu shkuan në zonën e pikëve për garën e dytë rradhazi. Esteban Ocon (Haas) dhe Carlos Sainz (Williams) plotësuan zonën e pikëve.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.