Futboll

Rusia rrezikon përjashtimin direkt nga FIFA, Irani rrezikon përjashtimin nga Botërori

Gazeta Si – Këshilli i FIFA-s, që është mbledhur në Doha, ka pasur në rend dite edhe ratifikimin e sanksioneve kundër Rusisë, që nisën në fillim të marsit me pezullimin e të gjithë klubeve ruse nga çdo aktivitet.

Hapi i radhës nga FIFA-s, sipas ”As”, është që klubet ruse të përjashtohen përfundimisht nga kompeticionet, ndërsa masa më drastike është ajo për ta hequr direkt Rusinë si pjesëtare të FIFA-s. Ka ndodhur edhe më parë për vendet në luftë. Në vitet ’70, Afrika e Jugut u përjashtua nga FIFA për shkak të politikës së apartheidit.

Rusët nga ana e tyre mendojnë se FIFA nuk do të marrë një vendim kaq të rëndë. Ata e dinë gjithsesi se janë të rrezikuar dhe do të marrin pjesë në Kongresin e FIFA-s me qëllimin për të gjetur një akord.

Nga Botërori i Katarit ndërkohë rrezikon të parjashtohet Irani, tashmë i kualifikuar. Përjashtimi mund të bëhet për faktin se 2000 gra iraniane, të cilat kishin blerë biletë për ndeshjen e fundit, nuk u lejuan të hynin në stadium.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë