Gazeta Si – Një sulm rus me dron dhe raketa vrau 55 persona dhe plagosi të paktën 114 të tjerë në Kiev natën mes të hënës dhe të martës, një nga më të rëndët në muajt e fundit.
Dëme u raportuan në disa zona të qytetit: një ndërtesë banimi e goditur nga një raketë u shemb pjesërisht.
Operacionet e shpëtimit janë duke vazhduar thotë autoritetet lokale. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski tha se Rusia përdori 32 raketa dhe 440 dronë.
Mbetje nga disa dronë të rrëzuar nga zjarri kundërajror shkaktuan zjarre.
Një person tjetër u vra në sulmet ruse në Odesa, në jug të vendit. Sulmet ndaj qyteteve ukrainase janë intensifikuar që nga muaji maji.
Sipas kryetarit të bashkisë së qytetit, Vitaliy Klitschko, tre persona kanë vdekur deri më tani në lagjen “Darnytsia” dhe RBC-Ukrainë komenton se këta janë përveç 14 të tjerëve të raportuar më parë.
Sa i përket të plagosurve, Klitschko specifikoi: “Gjithsej 114 persona kërkuan ndihmë mjekësore pas sulmit masiv armik, 68 prej tyre u shtruan në spital, dhe pjesa tjetër nuk pati nevojë për shtrim në spital pasi mori trajtim mjekësor.”
Ndërkohë, bëhet e ditur se njësitë ruse të mbrojtjes ajrore interceptuan dhe shkatërruan 147 dronë ukrainas mbi territorin rus, përfshirë rajonin e Moskës, gjatë natës, tha të martën Ministria Ruse e Mbrojtjes
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.