Rusia sheh përparim të ngadaltë, por të qëndrueshëm në bisedimet e paqes me Shtetet e Bashkuara për Ukrainën.
Kështu tha të enjten zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.
“Në procesin e negociatave për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë, dua të them në procesin e negociatave me Shtetet e Bashkuara, ka përparim të ngadaltë por të qëndrueshëm”, deklaroi ajo.
Zakharova shtoi se fuqitë e Evropës Perëndimore po përpiqeshin ta pengonin progresin dhe sugjeroi që Shtetet e Bashkuara t’i kundërviheshin lëvizjeve të tilla.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




