Gazeta Si - Një nëndetëse bërthamore ruse, Belgorod, ka përfunduar një sërë testesh të super-silurit “Poseidon”, sipas një burimi pranë Ministrisë së Mbrojtjes të cituar nga agjencia ruse e lajmeve “Tass”.
“Testet e nisjes së super-silurit ‘Poseidon’ u kryen për të vlerësuar performancën e nëndetëses në thellësi të ndryshme”, saktësoi burimi.
“Tass” thekson se nuk ka asnjë informacion zyrtar për ta konfirmuar këtë. Majin e kaluar, prezantuesi rus i TV Rossija1, Dmitry Kiselyov, ilustroi para shikuesve potencialin e “Poseidon”-it, duke deklaruar se ai është i aftë të "shkaktojë një cunami radioaktiv 500 metra që mund të zhdukë Mbretërinë e Bashkuar".
I aftë për të shkatërruar një pjesë të madhe të vijës bregdetare me një kokë bërthamore lufte me shumë megaton, siluri Poseidon 2M39 mund të nisë një zinxhir të tsunamit vdekjeprurës radioaktiv që do të përplasej në qytete duke i lënë ata të pabanueshëm për dekada.
Sipas “DailyMail”, i ashtuquajturi ‘siluri i apokalipsit’ dukej thjesht një lloj super arme që udhëheqësi rus do të ëndërronte për të trembur kundërshtarët, dhe në atë kohë zyrtarët amerikanë dhe ekspertët e mbrojtjes e hodhën poshtë atë si një fantazi.
Ndërkohë, lufta për kontrollin e qytetit Soledar dhe Bakhmut në Ukrainën lindore është beteja "më e përgjakshme" për forcat ruse dhe ukrainase që nga fillimi i pushtimit në shkurt 2022, tha në një intervistë për AFP, Mykhailo Podoliak, këshilltar i presidencës ukrainase.
“Çfarëdo që po ndodh sot në drejtim të Bakhmutit apo Soledarit, është skenari më i përgjakshëm i kësaj lufte”, tha zyrtari.
“Shumë gjak, shumë duele artilerie, shumë luftime me kontakt, veçanërisht në Soledar sot”, përmblodhi Podoliak, duke theksuar se aktualisht është “pika më e nxehtë e luftës”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.