Rusia regjistron për herë të parë rekord në rezervat ndërkombëtare (583 mld $) ku sasia e arit është më e madhe se e dollarëve amerikanë. Kjo ka qenë një përpjekje shumë-vjeçare e shtetit rus për të zvogëluar ekspozimin ndaj aseteve të SHBA-ve.
Ari përbënte 23% të rezervave të bankës qendrore deri në fund të qershorit 2020, data e fundit për të cilën të dhënat janë në dispozicion, sipas një raporti të botuar të hënën vonë (mbrëmë). Pjesa e aktiveve të dollarit ra në 22%, nga më shumë se 40% në 2018-ën.

Ndryshimi është pjesë e një strategjie më të gjerë të përshkruar nga Presidenti Vladimir Putin për të “de-dollarizuar” ekonominë ruse dhe për të ulur ndjeshmërinë e saj ndaj sanksioneve të SHBA-ve mes përkeqësimit të marrëdhënieve me Uashingtonin. Ari është tani përbërësi i dytë më i madh i rezervave të bankës qendrore pas euros, i cili përbën rreth një të tretën e aktiveve totale. Rreth 12% e sasisë së parave është në juan.
Rritja e rezervave të arit të Rusisë u ndihmua nga një rritje e çmimeve prej 26% mes qershorit 2019 dhe qershorit të vitit 2020. Sipas raportit, banka qendrore bleu gjithashtu metalin e çmuar me vlerë 4.3 miliardë dollarë.
Rusia shpenzoi më shumë se 40 miliardë dollarë për të ndërtuar një fole ari gjatë pesë viteve të fundit, duke e bërë atë blerësin më të madh në botë. Banka qendrore tha se ndaloi blerjen e arit në gjysmën e parë të vitit të kaluar për të inkurajuar minatorët e arit dhe bankat që të eksportojnë më shumë dhe të sjellin valutë të huaj në Rusi pasi çmimet e naftës ranë për shkak të pandemisë. / Bloomberg /
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




