Nga Gazeta ‘Si’- Rusia ka vazhduar sulmet ndaj Ukrainës gjatë natës. Bombardimet e reja goditën në Kharkiv. Rreth orës 22:00, avionët luftarakë rusë hodhën tre bomba gjysmëtonëshe, njëra prej të cilëve shpërtheu para spitalit të qytetit.
Një bombë tjetër goditi një infrastrukturë elektrike, duke lënë 30,000 banorë në errësirë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të udhëtojë të premten drejt SHBA-së, ku do të takohet me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Ai ka kërkuar nga SHBA raketat Tomahawk, me të cilat, tha ai, do të shënjestreojë vetëm objektivat ushtarake në Rusi.
Ndërkohë Moska ka paralajmëruar se furnizimi i Ukrainas me raketat amerikane Tomahawk “mund të përfundojë keq për të gjithë, dhe para së gjithash për vetë Trumpin”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



