Gazeta Si – Moska beson se për t’i dhënë fund luftës, Ukraina duhet të heqë dorë nga anëtarësimi në NATO dhe gjithashtu nga hyrja në Bashkimin Evropian, si dhe një sërë kushtesh të tjera.
Kështu është shprehur zëvendësministri i Jashtëm rus, Michail Galuzin në një intervistë për agjencinë e lajmeve vendase, “Tass”.
“Ne jemi të bindur se një marrëveshje është e mundur vetëm nëse armiqësitë nga forcat e armatosura të Ukrainës dhe furnizimi me armë perëndimore pushojnë. Për të arritur një paqe gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme, Ukraina duhet të kthehet në një status neutral të paangazhuar, të regjistruar në deklaratën e vitit 1990 të sovranitetit të saj shtetëror dhe refuzimit për t’u bashkuar me NATO-n dhe BE-në”, tha Galuzin.
Ndërkohë, Komandanti i Forcave të Armatosura të Ukrainës, Valeriy Zaluzhny (i cili tre ditë më parë Rusia e konsideroi gabimisht të plagosur rëndë për shkak të një bombardimi), ka publikuar një video në Telegram, që sugjeron fillimin e kundërofensivës.
Videoja tregon ushtarët ukrainas që përgatiten për të luftuar, duke bërë një lutje. “Është koha për të marrë përsëri atë që është e jona”, tha Zaluzhny.
Ndërkohë, sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Oleksy Danilov, i cili është pjesë e kabinetit të luftës, i tha BBC-së se Ukraina është gati të nisë një kundërofensivë dhe theksoi se qeveria ukrainase nuk ka “të drejtë të gabojë” në lidhje me vendimin, sepse është një “mundësi historike që nuk mund të humbasë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



