Gazeta Si – Prokuroria e Përgjithshme në Rusi, i kërkoi Gjykatës së Qarkut Lefortovo të Moskës, një dënim të mëtejshëm prej 13 vitesh burg për Aleksei Navalnin dhe një gjobë prej 1.2 milionë rubla, sipas agjencive lokale të lajmeve, Tass dhe Interfax, për akuzën “mashtrim dhe shpërfillje të akuzave gjyqësore”.
Navalni akuzohet se ka vjedhur fondet e mbledhura përmes “Fondacionit për luftën kundër korrupsionit” (Fbk).
Aktakuza për shpërfillje të gjykatës, vjen nga një incident që e përfshin atë gjatë gjyqit për shpifje kundër veteranit Ignat Artemenko.
Судья по делу Навального во время процесса созванивалась с сотрудником администрации президента https://t.co/D99uOGK7Lb
— Alexey Navalny (@navalny) March 15, 2022
Gjithsej ka katër akuza, por sipas Navalnit, dy janë të rreme dhe dy rrjedhin nga dëshmitë e lëshuara nën detyrim.
Gjoba me kursin aktual do të shkonte në rreth 10 mijë dollarë. Trembëdhjetë vitet e burgut të kërkuara nga prokuroria do të shtoheshin me dy vjet e tetë muaj që janë dhënë ndërkohë për çështjen “Yves Rocher”.
Sipas shefit të stafit të Navalnit, ai që po zhvillohet do të ishte një gjyq i kontrolluar: “Dënimi i Aleksei Navalnit, – shkroi Leonid Volkov në Telegram, – dihet prej disa kohësh: burgim i përjetshëm. Deri në fund të jetës së një prej dy njerëzve: vetë Navalni ose Vladimir Putin. Fakti që Putin beson se do të rezistojë edhe për 13 vjet, tregon një optimizëm të madh dhe mbivlerësim të aftësive të tij. Pak a shumë të njëjtin mbivlerësim që tre javë më parë e bëri të sulmonte Ukrainën”.
Pak para se të bëhej e ditur pretenca e prokurorit, ekipi i Navalnit kishte zbuluar se një nga dëshmitarët e thirrur në seancë, ishte në fakt një punonjës i administratës presidenciale.
Navalni u arrestua për herë të parë në aeroportin Sheremetyevo të Moskës më 17 janar 2021, pasi u kthye nga Gjermania, ku kishte marrë trajtim pasi u helmua.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




