Bota

Rusia hakmerret, kryen sulme me dronë dhe raketa në Kiev

Nga Gazeta ‘Si’- Zyrtarët ukrainas kanë njoftuar se gjatë natës kanë ndodhur shpërthime të fuqishme nëpër Kiev, derisa Rusia nisi një sulm me raketa dhe dronë mbi kryeqytetin ukrainas.

Si pasojë e kësaj, katër persona janë vrarë dhe 20 tjerë janë plagosur, ka njoftuar zyra e kryebashkiakut Vitali Klitschko.

Administrata lokale ushtarake theksoi se metroja ka ndaluar punën si pasojë e sulmit, kurse qytetarët janë këshilluar të nisen drejt strehimoreve dhe metrove për të kaluar natën.

Dronët rusë goditën edhe komplekset banesore që zakonisht banohen nga civilët në Solomenskiy. E copëzat e betonit të ndërtesave që binin shkatërronin veturat që ishin të parkuara pranë.

Presidenti rus Vladimir Putin ishte zotuar për hakmarrje, pas sulmit me dronë mbi bombarduesit rusë thellë në territorin e Rusisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë