Në portin e Odesës u zhvillua takimi i kryeministrit Kyriakos Mitsotakis me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky. Takimi zgjati 45 minuta, ku Kyriakos Mitsotakis u shpreh se Greqia është në anën e tyre.
Takimi u parapri nga lëshimi i raketës balistike nga Rusia, me kundërmasa të mbrojtjes ajrore të Ukrainës, sipas autoriteteve ukrainase.
Nga shpërthimi humbën jetën tre persona, sipas informacioneve të deritanishme. Sakaq, raportohet se misioni grek nuk është në rrezik dhe është i sigurt.
Pas takimit me presidentin e Ukrainës, z. Mitsotakis vizitoi Muzeun e Shoqërisë Miqësore në Odessa.
Më pas ai do të vizitojë Kishën Katolike të Shpëtimtarit, ku do të informohet për punimet restauruese. Vizita do të mbyllet me konferencën e përbashkët të liderëve të Greqisë dhe Ukrainës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.