Nga Gazeta ‘Si’- Rusia ka vendosur kufizime të pjesshme ndaj aplikacioneve të njohura të mesazheve WhatsApp dhe Telegram, duke i akuzuar ato për dështim në ndarjen e informacionit me autoritetet, sidomos në rastet që lidhen me mashtrime dhe terrorizëm.
Përplasjet mes Moskës dhe platformave të huaja teknologjike nuk janë të reja, por janë thelluar ndjeshëm pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022.
Kritikët thonë se Rusia po e përdor këtë konflikt si një justifikim për të zgjeruar kontrollin mbi internetin dhe për të kufizuar liritë digjitale.
Presidenti Vladimir Putin ka autorizuar zhvillimin e një aplikacioni të ri mesazhesh, të mbështetur nga shteti dhe të integruar me shërbimet publike, në kuadër të përpjekjeve për të krijuar një “sovranitet digjital”.
Qëllimi është të promovohen platformat vendase dhe të reduktohet varësia nga teknologjitë e huaja.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




